Këngëtari i njohur Ed Sheeran u ka ofruar mundësinë fëmijëve që të mësojnë se si të luajnë në kitarë hitet e tij.
Me mbylljen e shkollave gjatë krizës globale, autori i shumë këngëve ka vendosur që të ndajë njohuritë e tij me të rinjtë, shkruan Daily Star.
Gjatë mësimit të tij virtual, 29-vjeçari iu përgjigj pyetjeve dhe i mësoi fëmijët të luanin disa nga meloditë e këngëve të tij më të popullarizuara, njëra ndër to edhe kënga “Perfect”.
Një mësim të tillë i mundësoi drejtori muzikor në shkollën fillore Ecclesbourne, Timothy Spoerer, i cili befasoi fëmijët pasi telefonoi këngëtarin.
Këngëtari u tha atyre: “Në thelb nuk isha shumë i zgjuar në shkollë mendoja se isha idiot për një kohë shumë të gjatë”.
“Unë nuk mund të bëj matematikë, shkencë dhe anglisht, dhe më është thënë që të jesh i suksesshëm në jetë duhej të bëje ato gjëra. Unë kam dashur të luaj muzikë, kjo është ajo që më ka bërë më të lumtur”, shtoi ai.
Ed së fundmi ka publikuar këngë e tij më të re, “Put It All On Me”, ku në klip janë shfaqur imazhe nga rezidenca 22.5 milionë euroshe. /Telegrafi/