Site icon Telegrafi

Ed Sheeran kujton fëmijërinë e vështirë dhe ngacmimet në shkollë

Ed Sheeran (Foto by Thomas Niedermueller/Getty Images/Guliver)

Ed Sheeran është një nga emrat më të mëdhenj të tanishëm në skenën muzikore botërore dhe ka shumë fansa anembanë globit.

Megjithatë, së fundmi këngëtari ka treguar se nuk ka qenë gjithmonë aq i suksesshëm dhe se në shkollë është ngacmuar nga miqtë.

Sot është 28-vjeçar dhe deri më tani ka fituar katër herë çmimin “Grammy” dhe kohët e fundit u martua me vajzën që ishte dashuria e madhe e fëmijërisë Cherryn.

Pastaj ishte i shkurtër, kishte flokë portokalli dhe kishte syze gjersa e provokonin në shkollë miqtë. Sheeran theksoi se mendon se pikërisht këto dallime e çuan në suksesin që ka arritur në jetë.

“Gjithmonë më kanë shikuar gjithmonë si njeri të çuditshëm, nuk kam pasur kurrë fat me femrat sepse kam qenë i çuditshëm. Por pastaj e kapa një kitarë dhe të gjithë thanë ‘A është ky kuqaloshi me kitarë të vogël”dhe përmes kësaj më mbajtën mend”, tha këngëtari, muzika e të cilit ishte rruga e daljes nga shumë vështirësi përmes së cilës kaloi fëmijërinë.

Ai theksoi se njerëzit e kujtuan atë pikërisht sepse ishte i çuditshëm dhe i ndryshëm gjersa tani i inkurajon fëmijët se është në rregull të jesh ndryshe.

“Qaja kur erdha në shtëpi nga shkolla, urreja që të shkoja në shkollën fillore, gjërat ndryshuan vetëm kur fillova në shkollën e mesme dhe fillova të luaja në kitarë me bendin”, tha Sheeran. Ndryshe, këngëtari tha se u përpoq të merrej me sport, por thjesht nuk ishte mjaft i talentuar. /Telegrafi/

Exit mobile version