Site icon Telegrafi

Ed Sheeran iu rikthehet performancave pas shërimit nga COVID-19

Ed Sheeran u shfaq në “Saturday Night Live” ashtu siç ishte planifikuar prej kohësh.

Këngëtari i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 muajin e kaluar doli në skenën e “Studio 8H” të shtunën, duke performuar dy nga hitet e tij, “Shivers” dhe “Overpass Graffiti”.

Disa ditë përpara performancës, Sheeran zbuloi përmes Instagramit se ai ishte shëruar nga COVID-19 dhe se shfaqja e tij në “SNL” do të zhvillohej, shkruan PageSix.

Foto: NBC

“Postova këtë foto për të thënë se jam liruar nga izolimi  pas infektimit me COVID sot, kështu që nëse më shihni jashtë dhe rreth dijeni që e kam kryer karantinën time. I ngazëllyer për të nisur punën përsëri dhe SNL do mbahet, kështu që akordohuni të shtunën, shihemi atje”, kishte shkruar artisti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ed Sheeran

30-vjeçari, zbuloi se ishte infektuar me COVID-19 në një postim të shpërndarë në Instagram më 24 tetor.

Foto: NBC

“Përshëndetje të gjithëve. Fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv me COVID-19, kështu që tani jam duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e qeverisë. Kërkoj falje ndaj kujtdo që e kam zhgënjyer. Qëndroni të sigurt të gjithë”, bëri të ditur këngëtari pas infektimit me coronavirus.

Një burim tha për Page Six në atë kohë se producentët e “SNL” po kërkonin të zëvendësonin Sheeran për shfaqjen, ose ta lejonin të performonte nga distanca nëse nuk ishte në gjendje të udhëtonte.

“Ed po ofron të performojë përmes lidhjes së drejtpërdrejt, por kjo nuk është diçka që bën ‘SNL, atyre u pëlqen të ketë interpretuesin në studio”, kishte thënë një burim për median.

Por, pas shërimit plotësisht nga COVID-19, Ed u rikthye për të dhuruar performancë në spektaklin e njohur amerikan. /Telegrafi/

Exit mobile version