Telegrafi

Ed Sheeran fiton çmimin e “Këngës vë Vitit” për tekstin e këngës së Justin Bieber (Video)

Këngëtari i njohur britanik, Ed Sheeran, ka fituar çmimin për tekstin më të mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Love Yourself”.

Ed Sheeran e mundi Zayn Malik i cili ishte kandidat me këngën “Pilloëtalk” dhe Jameës Bay në projektin “Let it Go”.

Për Sheeran ky çmim nuk është risi pasi ai e fitoi të njëjtin çmim edhe me baladën “Thiking Out Loud”.

Ed Sheeran vazhdon të përjetojë një vit tjetër me suksese, e sukses i madh konsiderohet edhe albumi “Divide” me plot hite.

Këngëtari së fundmi ka punuar me Rita Orën për albumin e ri të saj.

Ai është parë në studio me bukuroshen shqiptare, të cilës po i ndihmon që më në fund të vij projekti i saj i ri.

Ndryshe Ed Sheeran konsiderohet artisti më i madh britanik në shekullin 21. /Telegrafi/