Këngëtari i njohur Ed Sheeran feston sot (e premte) ditëlindjen e tij të 26-të.
Ai ka me mijëra fansa të cilët dëgjojnë këngët e tij, ndërkohë ndryshe nga ç’duhet që të tjerët t’i bëjnë befasi me rastin e ditëlindjes, ai ka vendosur të bëjë të kundërtën duke befasuar fansat me publikimin e këngës së tij më të re “How would you feel”
Kënga, është pjesë e albumit të tij më të ri “Divide”, i cili publikohet i plotë për dëgjuesit në muajin mars.
Nga ky album deri më tani janë publikuar edhe dy këngë të tjera “Shape of You” dhe “Castle on the hill”, të cilat kanë qenë suksese të padiskutueshme.
Ndërkohë edhe fansat e tij, e kanë uruar këngëtarin për ditëlindje, ndërsa ky i fundit i ka përshëndetur dhe falënderuar të gjithë përmes një statusi në rrjetin social Twitter,
https://twitter.com/edsheeran/status/832595049145888770
“Faleminderit për gjithë të dashurit e ditëlindjes. Ju parimi im, kjo është videoja e re të cilën unë e lëshova sot”, u shpreh Ed në statusin e tij.
Ndërkohë, ditëlindja e këngëtarit Ed Sheeran përkon me atë të shtetit të Kosovës, shtet në të cilin numëron me mijëra fansa, të cilët kanë më shumë se një arsye për të festuar në datën 17 shkurt. /Telegrafi/