Ed Sheeran i ka befasuar fansat me një deklaratë për tabloidin The Sun, në të cilën nuk e mohoi mundësinë e krijimit të një albumi ‘death metal’.
Muzikanti, i cili fitoi famë duke kënduar këngë romantike akustike, njoftoi për një ndryshim të mundshëm të plotë në zhanrin muzikor.
Ylli britanik është duke menduar të përfshihet në ‘death metal’, një nën-zhanër i ashpër metali që bën pjesë në grupin e muzikës ekstreme.
Vokalet në këtë zhanër janë të thella me goditje të baterive dhe ndryshime të shumta në temp. Kitarat janë akorduar pak dhe goditjet janë të forta dhe agresive. Ata trajtojnë temat e satanizmit, fesë, filozofisë, horrorit e miteve natyrore.
Në një intervistë të mëhershme, Sheeran ka thënë se si fëmijë e donte ‘death metalin’ dhe ai përmendi grupet “Cradle of Filth” dhe “Slipknot” si të preferuarit e tij (megjithëse këto bende nuk bëjnë ‘death metal’). /Telegrafi/