Site icon Telegrafi

Ed Sheeran e ndali dy herë koncertin shkaku që është dashur të shkojë në tualet

AUCKLAND, NEW ZEALAND - MARCH 24: Ed Sheeran performs on stage at Mt Smart Stadium on March 24, 2018 in Auckland, New Zealand. (Photo by Phil Walter/Getty Images)

Ed Sheeran duhej të bënte dy pushime të shkurtra të paplanifikuar gjatë një koncerti në Cardiff, njoftoi BBC.

Pas këndimit të këngës së dytë “Galway Girl”, 60 mijë fansa tifozë kanë bërë një pushim të detyrueshëm sepse këngëtari është dashur të shkoj urgjentisht në tualet.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që brenda asaj mbrëmje të ndal koncertin pasi që edhe njëherë u detyrua të shkoj në tualet.

“Më vjen keq, Cardiff “, tha një fitues i çmimit “Grammy Awards” para se të shkonte për herë të dytë në banjë.

Pas kthimit, njëzet e njëvjeçari vazhdoi të këndonte ku kishte mbetur dhe krijoi atmosferë fantastike.

Lexo po ashtu Rita Ora paralajmëron performancë me ata që e mbajnë në krah, Ed Sheeran dhe Stormzyn

Ylli nga Halifax pranoi se atë ditë kishte pirë shumë ujë shkaku i dehidrimit, prandaj shpesh shkoi në tualet.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version