Platforma për muzikën online ”Spotify” ka thënë se Ed Sheeran është këngëtari më i dëgjuar pasi pati 6.3 miliardë dëgjime në vitin 2017.
Ai po ashtu pati edhe albumin më të suksesshëm të vitit, “Divide” me 3.1 miliardë transmetime dhe top-këngën “Shape of You” me 1.4 miliardë dëgjime.
“Spotify” thotë se pati rritje të zhanrit hip-hop për 74 për qind në vitin e shkuar, ndërsa muzika latine kërceu për 110 për qind.
Ditë më parë edhe Dua Lipa mori një vlerësim të tillë nga ky rrjet prestigjioz si artistja femër më e dëgjuar në Britaninë e Madhe.
Ndryshe, Rihanna u shpall artistja më e dëgjuar femër në mbarë botën, edhe pse nuk bëri album.
Revista Time ndërkohë e shpalli këngën e Duas, “Neë Rules”, si këngën më të mirë të vitit. /Telegrafi/