Telegrafi

Ed Sheeran dhe Justin Bieber publikojnë këngën e re “I Don’t Care”

Ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë, kënga e Ed Sheeran dhe Justin Bieber është publikuar.

Pop superyjet sot (e premte) kanë publikuar projektin e ri muzikor i cili titullohet “I don’t care”.

Prodhuar nga Mac Martin, Shellback dhe Fred në këngë thuhet se ‘nuk të intereson asgjë tjetër’ kur je me të dashurin.

Pas dy vitesh, Justin Bieber bëri një rikthim befasues në skenë gjatë setit të Ariana Grandes në Coachella të dielën ndërsa për Ed Sheeran është rikthimi pas suksesit historik me albumin e tij të fundit.

Nëse kthehemi në muajin e kaluar, Bieber u shpreh se kjo ishte periudhe më e keqe e jetës së tij pasi po përballej me disa probleme mendore. /Telegrafi/