Site icon Telegrafi

Ed Sheeran bëhet artisti i parë që arrin 100 milionë ndjekës në Spotify

Ed Sheeran, i cili është nominuar pesë herë në MTV VMA 2022, ka arritur gjithashtu një rekord historik të Spotify.

Krijuesi i hitit “Shivers” bëhet artisti i parë që ka grumbulluar 100 milionë ndjekës në platformën e transmetimit.

Me arritjen e madhe të këngëtarit do të kishte kuptim që ai të merrte ndoshta një pllakë apo edhe një kujtim unik, por duket se Spotify kishte plane më të vogla.

Foto: Getty Images

“Kështu që sapo arrita 100 milionë ndjekës në Spotify dhe ata ma dërguan këtë bluzë. Kështu që unë do të eci nëpër stadium dhe do t’u kërkoj njerëzve të më pyesin për 100 milionë ndjekësit e mi”, thotë Sheeran me një buzëqeshje në videon që postoi për të shënuar arritjen i veshur me një këmishë nga Spotify, si dhuratë për 100 milionë ndjekësit e tij.

Ed Sheeran me këtë rekord ua kalon këngëtarëve të tjerë në numrin e ndjekësve të Spotify. Pas tij janë Ariana Grande, e cila ka 81.7 milionë ndjekës, Billie Eilish me 66.3 milionë, Drake me 65.5 dhe Justin Bieber me 63.3 milionë.

Rekordi historik, të cilin Sheeran ishte artisti i parë që arriti ndonjëherë, erdhi disa orë pasi mori lajmin se ai ishte nominuar për katër çmime MTV VMA.

Lexo po ashtu Ed Sheeran merr dëmshpërblim mbi një milion euro pasi fitoi gjyqin për “Shape of You”

Ed Sheeran është në garë për çmimin “Video e vitit” për këngën e tij “Shivers”. E njëjta këngë mori edhe nominime për “Kënga më e mirë Pop” dhe “Regjinë më të mirë”.

Ndërkohë, kënga e tij “Bam Bam” me Camila Cabello u nominua për “Bashkëpunimi më i mirë” dhe “Artisti i vitit”. /Telegrafi/

Exit mobile version