Telegrafi

Ed Sheeran befasoi një person që këndon në një stacion të metrosë në New York

Ed Sheeran ishte në qytetin e New Yorkut për një shfaqje në Brooklyn dhe shfrytëzoi rastin për të surprizuar një legjendë vendase të quajtur Mike Yung.

Yung, 62 vjeç, u bë viral në vitin 2016 me një video të tij duke kënduar “Unchained Melody” të The Righteous Brothers në një stacion metroje të New Yorkut, gjë që e çoi atë në shfaqjen e tij në “America’s Got Talent” dhe publikimin e një albumi në 2018.

Këngëtari ishte duke filmuar një video në stacionin e metrosë Church Avenue në Brooklyn të hënën, duke kënduar këngën e re “Eyes Closed” të Sheeran, kur vetë 32-vjeçari Sheeran e surprizoi atë, shkruan DailyMail.

Yung nisi të perfomonte, kur Sheeran u ngjit dhe iu bashkua, ndërsa Yung u kthye dhe e përqafoi.

Sheeran e befasoi gjithashtu Yungun me biletat për shfaqjen e tij në Brooklyn në Kings Theatre në Brooklyn, ku ai performoi albumin e tij të ri “Subtract” të plotë për herë të parë në Amerikë.

Yung dhe Sheeran kënduan krah për krah për disa çaste, teksa ylli i muzikës ndalonte herë pas here për ta lënë Yung të vazhdonte vetëm.

Ata e përfunduan këngën dhe Yung tha se artisti ia zbukuroi ditën me befasinë e tij ndërsa Sheeran nxori dy bileta për shfaqjen e tij disa blloqe larg stacionit dhe më pas ndau një përqafim tjetër.

Yung hyri në Instagram të martën, me foto të tij dhe Sheeran në platformën e metrosë së bashku me videon.

Dhe ai postoi një video nga vendi në shfaqje, ku Sheeran dëgjohet duke kënduar “Eyes Closed”, ndërsa publiku e shikonte në heshtje.

Dy video të tjera të Sheeran duke kënduar këngë nga albumi i tij i ardhshëm “Subtract” – i titulluar “Boat and Curtains” – u postuan gjithashtu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ed Sheeran

Sheeran zbuloi për herë të parë albumin e tij “Subtract” në fund të marsit, duke njoftuar një ‘mini-turne’ me shfaqje në Manchester, Londër, Glasgow, Dublin dhe Paris, ku ai performoi plotësisht albumin.

Sheeran fillimisht njoftoi albumin në një postim të përzemërt në Instagram më 1 mars, duke zbuluar se ai kishte punuar në të për gati një dekadë.

Krijuesi i hitit, 32 vjeç, njoftoi publikimin e albumit të tij të gjashtë në shkurt, duke thënë se ishte frymëzuar nga tragjeditë personale me të cilat është përballur.

Albumi emocional do të eksplorojë pikëllimin e tij pas vdekjes së mikut të tij Jamal Edwards dhe depresionin dhe ankthin kur gruaja e tij Cherry u diagnostikua me tumor gjatë shtatzënisë me fëmijën e tyre të dytë.

Këngëtari zbuloi se është frymëzuar nga disa nga ‘kohët më të errëta’ të jetës së tij. /Telegrafi/