Muzikanti i famshëm anglez, Ed Sheeran, për më pak se një muaj pritet të publikojë albumin e ri.
Ai të martën ka bërë publike listën e këngëve të albumit të ardhshëm, i cili përfshin edhe bashkëpunime me Cardi B, Eminem dhe Justin Bieber, shkruan Daily Mail.
Këngëtari 28 vjeçar dha një paraqitje të shkurtër të këngëve që do të vijnë në albumin e ri, i cili do të përmbajë 15 këngë dhe natyrisht se do ketë edhe bashkëpunime me emra të tjerë të muzikës.
Sheeran ka ndarë këtë lajm në llogarinë e tij në Instagram, teksa mori pjesë në premierën e filmit “Danny Boyle” në Londër.
“Faleminderit të gjithë artistëve të mrekullueshëm që kanë punuar me mua në këtë album, duke ndarë talentin tuaj me mua”, ka shkruar muzikanti.
Albumi do të përfshijë edhe këngët e Ed Sheeran të realizuara me Khalid, Travis Scott, 50 Cent, Skrillex, H.E.R, Bruno Mars. Këto projekte të tij do të publikohen më 12 korrik dhe shpreson që fansat t’i pëlqejnë ashtu sikurse ai. /Telegrafi/