Telegrafi

Ecte çuditshëm, gjatë kontrollit i gjejnë kokainën e mbështjellë për këmbë (Foto)

Forcat e rendit në aeroportin e Barcelonës së Spanjës, e kanë ndaluar një udhëtare që vinte nga Sao Paolo e Brazilit, sepse ecte në mënyrë shumë të çuditshme.

Gjatë kontrollit, asaj i kanë gjetur afro dy kilogramë kokainë, që i kishte vënë në pjesë të ndryshme të këmbëve, transmeton Telegrafi.

Kokaina e mbështjellë për këmbe

Substanca e ndaluar është dërguar për asgjësim, ndërsa besohet se në treg do arrinte vlerën e mbi 100 mijë eurove.

E ndaluara është dërguar në mbajtje, ndërsa po hetohet për lidhjet që ka me grupet kriminale. /Telegrafi/