Site icon Telegrafi

‘Eco Guerrila’ fton qytetarët të denoncojnë ndotësit në Inspektoratin ekologjik

Nëpërmjet një njoftimi të ‘Eco Guerrila’ thuhet se “shumë qytetarë këto ditë me ndotje të lartë të ajrit, kanë denoncuar raste ku fqinjët e tyre djegin materiale dhe copa dërrasash nga mobilieritë që përmbajnë ngjyra dhe llaqe me kimikate”.

Ata thonë se nëse duan që të parandalohet këto ndotës, qytetaret këto denoncime duhet t’i bëjnë pranë Inspektoratit ekologjik komunal me adresën dhe emrin e ndotësit në numrin e telefonit pa pagesë 0800-55-043, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjithsesi, mospasja e një alternative të qëndrueshme për ngrohje gjithë këto vite, numri i madh i veturave pa standarde ekologjike, mungesa e transportit publik, mospastrimi i rrugëve nga pluhuri, ndërtimet pa standarde dhe kapacitetet industriale janë shkaktarët kryesorë të ndotjes në qytetin tonë”, shprehen nga Eco Guerrila./Telegrafi/

Exit mobile version