Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, OJQ Eco Guerilla informon se gjatë muajit shkurt, 2017, mesatarja e ndotjes së ajrit në Tetovë ka shënuar rënie të mëtejshme, krahasuar me janarin e vitit 2017, por dhe me shkurtin e viteve të kaluara.
Sipas tyre ”ndotja mesatare e ajrit në muajin shkurt, 2017 është 93.18. Tabelat që vijojnë e tregojnë se si ka qenë muaji shkurt gjatë viteve të fundit, kur ka punuar Jugohromi dhe kur s’ka punuar.
Edhe njëherë ky informacion vërteton se Jugohrom është ndotësi më i madh i Pollogut, dhe se puna e këtij kombinati pa filtra është e dëmshme për shëndetin e qindra mijëra banorëve të rajonit. Pa Jugohromin Tetova rezulton me 50% ulje të ndotjes”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Eco Guerilla./Telegrafi/