Telegrafi

Eco Guerilla: Nuk ka as F nga vendosja e filtrave nga ‘Jugohrom’ (Video)

Lëvizja Eco Guerilla sot ka mbajtur një konferencë me gazetarë ku ka reaguar në lidhje me mos vendosjen e filtrave nga kombinati metalurgjik ‘Jugohrom’ dhe mos respektimin e ligjit për vendosjen e filtrave. Kujtojmë se afati për vendosjen e filtrave skadon sonte, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Ajo që shohim në terren është se nuk ka as F nga filtrat. Çdo tentativë për t’i dhënë afat tjetër këtij ndotësi na jep dyshime serioze për një aferë të madhe korruptive në të cilën mund të jenë të përfshirë të dy partitë qeveritare.” tha Arianit Xhaferi, udhëheqës i Eco Guerilla.

Në pyetjen e Telegrafit në Maqedoni për deklaratën e Teuta Arifit se puna e ‘Jugohrom’ duhet të pezullohet deri më mars të vitit të ardhshëm, Xhaferi nuk e përjashtoi mundësinë se ky është vetëm një tentim i nënkryetares së BDI-së për të fituar poena politike në prag të zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor./Telegrafi/