Një video ku shihet Lionel Messi teksa ecë në fushë gjatë ndeshjes ndaj Dynamo Kievit në Ligën e Kampionëve po komentohet shumë.
Barcelona fitoi me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Dynamo Kievit në ndeshjet e tretë të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Golat për klubin katalunas u shënuan nga Lionel Messi dhe Gerard Pique, ndërsa për ukrainasit shënoi Viktor Tsygankov.
Megjithatë, ylli argjentinas i Barcelonës si duket nuk ishte i interesuar të luante dhe nuk kishte motivi ndaj Dynamo Kievit.
La realidad de la transcendencia de esa jugada: 🤷🤷 pic.twitter.com/NQbcI2113W
— Ⓜ️anuel ©️uenca (@ManuelCuenca823) November 5, 2020
Disa video që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe kanë bërë bujë të madhe shihet Messi teksa ecë në fushë.
Kapiteni i Barcelonës nuk duket i interesuar t’i ndihmojë skuadrës në mbrojtje dhe kjo gjë po komentohet shumë. /Telegrafi/