Site icon Telegrafi

Ecja bën punë më të mirë në parandalimin e diabetit sesa vrapimi?

Ecja mund t’ju mbroj më shumë nga diabeti sesa vrapimi, të paktën kështu thotë një studim nga Universiteti Duke

Gjatë studimit hulumtuesit i kishin ndarë njerëzit në dy grupe, në grupin e ecjes dhe të vrapimit, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kishin zbuluar se personat në grupin e ecjes kishin shfaqur të paktën 6 herë më shumë përmirësim në tolerancën e glukozës – e cila matë mënyrën se si qelizat e absorbojnë sheqerin në gjak.

Hulumtime më të hollësishme duhet të bëhen për të kuptuar se si saktësisht ecja ndikon më pozitivisht sesa vrapimi sa i përket parandalimit të diabetit, thotë bashkautori i këtij studimi, Cris a. Slentz.

Sidoqoftë, hulumtuesit i kanë disa teori për këtë.

Njëra nga mundësitë është se kur performoni ushtrime modeste – si të ecësh 4 kilometra – trupi futet në rezervat e acideve dhjamore për t’u mbushur me karburant, ndryshe nga ajo kur vraponi për të njëjtën distancë.

Ky është lajm i mirë për rrezikun tuaj të diabetit: Shumë acide dhjamore mund ta bëjnë më të vështirë për trupin ta procesoj hormonin e insulinës.

Dhe, nëse trupi nuk mund ta përdorë insulinën në mënyrë efektive, qelizat nuk do të jenë të afta ta absorbojnë sheqerin në gjak nga enët e gjakut. /Telegrafi/

Exit mobile version