Telegrafi

Eaz, Xen dhe Ledri sjellin me klip këngën “Nasty Girl”

Eaz, Ledri dhe Xen (Foto: YouTube/PHYSICAL SHOCK)

“Nasty Girl” është titulli i këngës së re që ka ardhur si bashkëpunim ndërmjet Eaz, Xen dhe Ledri Vulës.

Ky projekt tashmë është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe është publikuar në shërbimin më të popullarizuar të videove, YouTube.

Kënga është në dispozicion edhe në platformat tjera, si iTunes, Apple Music, Spotify, Google Play, Deezer dhe të tjera.

Ledri ka qenë shumë aktiv gjatë këtij viti duke lansuar hit pas hiti.

Lexo po ashtu Lajmet për Ledrin

Bashkëpunimet e tij me yjet tjera të estradës kanë rezultuar shumë të suksesshme.

“Mike” dhe “Princess Diana”, janë disa prej këngëve që janë dëgjuar shumë gjatë sezonit veror.

Në ndërkohë, në muajt në vijim, Ledri do të vazhdojë të sjellë materiale të reja muzikor për fansat e tij të shumtë.  /Telegrafi/