Site icon Telegrafi

”Earth Hour” edhe në Maqedoni

Nesër në ora 20 e 30, do të fiken dritat në plot 66 lokacione të ndryshme në Maqedoni, duke iu bashkangjitur kështu, iniciativës globale ekologjike, ”Ora e planetit Tokë”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ditat do të fiken në disa pjesë të Shkupit si në rrugën Maqedonia, pallatin Pelister, portën Maqedonia, Urën e Gurit, Kalanë e Shkupit, Muzeun e luftëës, si edhe në disa lokacione tjera.

Kësaj iniciative do t’i bashkohen edhe komuna e Aerodromit, Karposhit, Gazi Babës, kurse në Ohër, në terr do të mbetet Kisha e Shën Sofisë, Qendra e qytetit dhe gjimnazi ”Klimenti i Ohrit”.

Edhe qytete tjera kanë paralajmëruar kyçje në këtë akcion si, Strumica, Manastiri, Velesi, Krusheva, Resnja, Radovishi, Struga, Kumanova dhe Berova./Telegrafi/

Exit mobile version