Telegrafi

E zyrtarizon RB Salzburgu, një futbollist shqiptar zëvendësues i Haaland

Red Bull Salzburg ka mbetur pa lojtarin e saj kryesor Erling Haaland që iu bashkua gjigantit gjerman Borussia Dortmund.

Ylli norvegjez kishte shkëlqyer në të gjitha garat me Salzburgun, duke shënuar e asistuar thuajse në të gjitha ndeshjet.

Por Salzburgu nuk ka vonuar shumë dhe ka gjetur zëvendësuesin e yllit norvegjez.

Bëhet fjalë për sulmuesin nga Kosova, Mërgim Berisha i cili është rikthyer në klub pas huazimit te Altach.

21-vjeçari ka bërë një gjysmësezon shumë të ku ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë pesë asistime në 17 ndeshje të Bundesligës, ndërsa ka realizuar edhe dy gola e një asistim tjetër në Kupën e Austrisë.

Berisha duke festuar një gol me fanellën e Altach

Berisha ka dalë nga akademia e klubit austriak, derisa ka pasur disa herë huazime nëpër skuadra si Liefering, Altach, Lask Linz e Magderburg.

“Mërgim Berisha kthehet nga huazimi i tij në SCR Altach dhe tani po forcon repartin ofensivë tonin. Mirësevini, Mërgim”, thuhej në njoftimin e kampionëve të Austrisë. /Telegrafi/