Telegrafi

E zvogëloi 3 masa, Çiljeta: Gjoksi ka filluar të më rritet, duhet çdo katër vjet ta zvogëloj përmes operimit

Këngëtarja shqiptare ka bërë një ndërhyrje në gjoks të cilin e ka zvogëluar tre masa.

Mirëpo Çiljeta Xhilaga ka rrëfyer se pavarësisht kësaj, gjoksi ka filluar t’i rritet sërish.

Këngëtarja shqiptare para dy vitesh bëri të ditur se ndërhyri në gjoksin e saj duke e zvogëluar me tre masa.

Pas operacionit, Çiljeta u shfaq e kënaqur me këtë ndryshim dhe u shpreh se ndihej shumë e lehtësuar.

Mirëpo e ftuar në “Edicioni veror” të ABC News, bukuroshja tregoi se gjoksi ka filluar t’i rritet sërish.

Lexo po ashtu Çiljeta do të lansojë klipin e ri

“Që ta dini, hunda, gjoksi dhe veshët rriten gjatë gjithë jetës. Kur është gjenetike, gjoksi do të vazhdojë të rritet. Më kanë thënë që duhet ta operoj 1 herë në 4 vite”, tregoi këngëtarja, e cila tha më tej se s’kishte ndërmend ta operonte sërish.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, ku së shpejti do ta publikojë këngën “bonbone”. /Telegrafi/