Këngëtarja shqiptare ka bërë një ndërhyrje në gjoks të cilin e ka zvogëluar tre masa.
Mirëpo Çiljeta Xhilaga ka rrëfyer se pavarësisht kësaj, gjoksi ka filluar t’i rritet sërish.
Këngëtarja shqiptare para dy vitesh bëri të ditur se ndërhyri në gjoksin e saj duke e zvogëluar me tre masa.
Pas operacionit, Çiljeta u shfaq e kënaqur me këtë ndryshim dhe u shpreh se ndihej shumë e lehtësuar.
Mirëpo e ftuar në “Edicioni veror” të ABC News, bukuroshja tregoi se gjoksi ka filluar t’i rritet sërish.
“Që ta dini, hunda, gjoksi dhe veshët rriten gjatë gjithë jetës. Kur është gjenetike, gjoksi do të vazhdojë të rritet. Më kanë thënë që duhet ta operoj 1 herë në 4 vite”, tregoi këngëtarja, e cila tha më tej se s’kishte ndërmend ta operonte sërish.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, ku së shpejti do ta publikojë këngën “bonbone”. /Telegrafi/