Ky është vetëm fillimi, pasi ai nuk e kishte sigurimin e paguar
Gjëja më e keqe që do të mund t’i ndodhte një dërguesi të ushqimit, pas ngatërresave të mundshme dhe ndonjë porosie të rrejshme, është ndonjë aksident trafiku, transmeton Telegrafi.
Megjithëse nuk pësoi lëndim, një shpërndarës ushqimesh në Tajvan, u përplas për katër Ferrari të parkuar, pasi e zuri gjumi gjatë një dërgese në mesnatë.
Tani 20-vjeçari detyrohet një faturën prej, 1.6 milionë dollarësh, pasi e goditi furgonin Mitsubishi të së ëmës, në katër super-makinat e shtrenjta italiane.
Gjithçka ndodhi pasi ai e kreu një shërbim, në biznesin e nënës së tij, ku angazhohet ën kohë të lirë, por e zuri gjumi dhe shkaktoi aksidentin.
Policia ka bërë të ditur se ai nuk ishte mbi 50 kilometra në orë, ndërsa në teston e alkoolit ka dal se nuk konsumoi asgjë, kur dëmtoi Ferrarit jashtë një hotelit.
Derisa njëra prej makinave ka pësuar dëme të lehta, të tjerat kanë dëme të konsiderueshme, teksa asnjëri prej pronarëve nuk ka dashur ta padiste atë, vetëm kërkojnë kompensim.
Mungesa e sigurimit e bën ngjarjen dhe situatën shumë të komplikuar, pasi ai nuk ka të ardhura për t’i paguar. Kur dëgjoi për këtë ngjarje një biznesmen i zonës, ka thënë se do ta ndihmojë atë të kryej pagesën. /Telegrafi/