Telegrafi

E zhvendosi shtratin në dhomën e hotelit, që ta ketë afër prizën për ta mbushur celularin (Foto)

Jake Archer, që ishte për vizitë në Bridgend të Walesit, ndryshoi vendin e shtratit të dhomës së hotelit, që të ketë pranë një prizë.

Pasi i ishte shpenzuar bateria e telefonit dhe donte ta mbushte, por edhe ta ketë pranë në të njëjtën kohë teksa rri i shtrirë, ai nisi “riorganizimin” me të cilin bllokoi të gjithë hapësirën, transmeton Telegrafi.

Shtrati në mes të dhomës

“Më duhet ta kem telefonin pranë në mëngjes. Nuk mund të zgjohem sapo bie alarmi”, ka thënë Archer lidhur me rastin.

Në fotografinë e postuar, ai ka shkruar se më kurrë nuk do të shkonte në ndonjë hotel që nuk ka prizë në afërsi të shtratit. /Telegrafi/