Telegrafi

E zhdukur qe dy muaj, kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e 21-vjeçares nga Komorani i Drenasit

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 21-vjeçares Ardiana Bogiqi, nga Komorani i Drenasit, e cila është zhdukur nga 28 janari i këtij viti.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se njësia e hetimeve të stacionit policor në Drenas, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, kërkon kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë hetimin policor për gjetjen e personit të zhdukur Ardiana Bogiqi, 21 vjeç nga fshati Komoran komuna e Drenasit, transmeton Telegrafi.

Sipas Policisë, e njëjta konsiderohet si e zhdukur që nga data 28.01.2022.

“Inkurajojmë të gjithë ata që kanë, çfarëdo lloj informacioni që ndërlidhet me të, ku mund të ketë qenë apo ku mund të jetë aktualisht, t’ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192 në numrin 038-584092, në stacionin më të afërt policor apo në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/