Telegrafi

E zeza, ndër ngjyrat e preferuara të Ritës (Foto)

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon së treguari shijen e saj të modës.

Pasi u punësua si prezantuesja e re e ‘America’s Next Top Model’, 25-vjeçarja është fotografuar në New York të hënën në një korset të zi seksi.

Lexo po ashtu Rita Ora, me dy veshje të ndryshme në New York (Foto)

Biondja nga Kosova kombinoi kompletin e zi me takat e larta.

Rita, e cila po eksperimenton shpesh me veshjen kohëve të fundit, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare.