Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, ka thyer heshtjen lidhur me vendimin që mori për ta zëvendësuar Joey Veerman pas vetëm 35 minutave lojë në humbjen me rezultat 3-2 ndaj Austrisë.
Një autogol i Donyell Malen dhe dy gola të tjerë nga Romano Schmid dhe Marcel Sabitzer mjaftuan për të marrë austriakët tri pikë.
Pas një paraqitje të dobët në pjesën e parë, Koeman vendosi të bëjë një ndryshim të hershëm pasi Veerman u zëvendësua nga Xavi Simons pas vetëm 35 minutash lojë.
Me të përfunduar ndeshja, Koeman tha se e dinte që ishte një moment i dhimbshëm për Veerman, por që ai mendoi se një ndryshim ishte më se i nevojshëm.
55&47 – Joey Veerman lost possession with 55% of his touches against Austria (16/29) and had a passing accuracy of 47% (9/19). Unrecognizable. #EURO2024 pic.twitter.com/Fytbn9hYaT
— OptaJohan (@OptaJohan) June 25, 2024
“Ishte një moment i dhimbshëm për Joey Veerman, por unë besoja se duhej të bëja një ndryshim. E kuptoj se ishte e dhimbshme për të kur luajmë kështu për 30 minuta, unë duhet të bëjë diçka”.
“Pse po më bëni këtë pyetje. Unë e pash atë duke e dhuruar topin tek kundërshtarët, nuk mund ta shpjegoj. Të qenurit i mirë me topin supozohej të ishte pika e tij më e fortë”, ka thënë Koeman.
Koeman gjithashtu u pyet nëse do të bëjë ndryshime të mëdha në fazën tjetër ku tashmë do të ketë eliminim direkt.
“A do të bëjë ndryshime të mëdha tani? Nuk e di ende këtë. Do të flas me lojtarët fillimisht. Ndoshta është më mirë për ne të takohemi me një kundërshtar më të vështirë”, u shpreh ai./Telegrafi/