Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri qortoi Alvaro Moratan pas zëvendësimit në minutën 72-të me Moise Kean.
Përplasja mes tyre u kap edhe nga kamerat, me strategun që i kërkoi spanjollit që të ulej në bankinë.
Pas situatës së tensionuar në “Allianz Stadium”, Morata u qetësua dhe shkoi direkt në stol për t’u ulur me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës.
Anëtarët e tjerë të Juventusit vetëm e vëzhguan situatën me habi dhe diskutimi nuk arriti në një pikë më të lartë.
“Nuk doja ta zëvendësoja , ai ishte ndëshkuar me karton të verdhë dhe vazhdoi të protestonte, por më pas asgjë nuk ndodhi. Më vjen keq, ai po luante mirë teknikisht, megjithëse nuk arriti të shënonte gola. E vërteta është se të gjithë tanët kanë luajtur shumë mirë sonte”, deklaroi Allegri.
Morata vs Genoa | skills and goals highlights. #JuventusGenoa #Morata #Allegri pic.twitter.com/zcZA4El7Jf
— Luc ValSan (@LukValSan) December 5, 2021
Kjo ishte përplasja verbale mes Allegrit dhe Moratas:
Allegri: Më mirë hesht
Morata: Po çfarë kam bërë, çfarë kam bërë?
Allegri: U ke dhënë atyre një faull, ndaj duhet të heshtësh. /Telegrafi/