Site icon Telegrafi

E zë partnerin me tjetrën në shtrat, 34-vjeçarja nga New Yorku ia hedh nga kati i gjashtë rrobat të dashurit që e tradhtoi

Një vajzë e nervozuar që e kishte zënë partnerin duke e tradhtuar, u filmua duke ia hedhur rrobat nga kati i gjashtë i ndërtesës së një banese në New York.

Pamjet që janë bërë virale, shfaqin vajzën në Bedford-Stuyvestant të Brooklyn, duke ia hedhur rrobat nga ballkoni i një apartamenti të cilat përfundonin në trotuar, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi kur 34-vjeç shkoi në shtëpi dhe e zuri partnerin me tjetrën në shtrat – duke bërë që të humb durimin menjëherë.

Ajo iu hakmor duke ia hedhur nga ballkoni të gjitha rrobat, që binin nga kati i gjashtë i apartamentit të cilin e ndante me dikur partnerin e saj.

Skenat e hedhjes së rrobave u filmuan nga fqinjët, kurse pamjet u shpërndan në rrjetet sociale dhe u bën viral për pak minuta. /Telegrafi/

@thisisnycI’m pretty sure she’ll take him back ????

♬ original sound – thisisnyc

Exit mobile version