Telegrafi

“E zbulova se Shqipëria është e vogël” – Sara Gjordeni flet për historinë e tyre të dashurisë me ish-partnerin në BBVA 3

Endrik Beba është banori më i ri i Big Brother VIP Albania 3, i cili u fut në shtëpi spektaklin e kaluar.

Ai u komentua më së shumti për faktin që zbuloi se ka pasur një histori dashurie me konkurrenten Sara Gjordeni.

Ata janë ballafaquar për herë të parë me njëri-tjetrin, ndonëse lidhja e tyre ka qenë në vitin 2015.

Modelja aktualisht po përjeton një lidhje me një prej banorëve të BB VIP3, Bardhin.

Lexo po ashtu Prish raportet me Bardhin? Sara Gjordeni qan me dënesë në Big Brother VIP

“Nëse ti ke evoluar ashtu siç unë mendoj dhe je ajo vajza e zgjuar që unë mbaj mend ti e kupton shumë mirë që unë jam futur më mbrapa”, u shpreh ai.

“Nuk mendoj që je futur për mua”, tha tutje Gjordeni.

“Jo, jo, duro nuk po e them këtë as unë dhe kur Shqipëria është kaq e vogël, njerëzit e dinë, njerëzit flasin, dhe unë doja ta bëja të qartë që po ne kemi pasur një histori, por ka qenë vetëm ajo, kaq. Këtu unë po tregohem i sinqertë për veten time dhe gjithashtu po të heq një barrë, sepse ti e di shumë mirë që ajo gjëja do të dilte këtu, sepse ty të njeh dikush tjetër dhe mua më njeh dikush tjetër, por ka njerëz që na njohin të dyve dhe historia jonë është bërë videoklip”, theksoi mes tjerash Beba.

Këngëtari nga ana tjetër është i martuar dhe ka një fëmijë. /Telegrafi/