Mario Balotelli është njëri nga futbollistët më problematik në botë.
Italiani shpesh herë ka ditur të shkaktoj probleme nëpër klubet ku ka luajtur.
Por ai ka një menaxher të shkëlqyer si Mino Raiola, i cili ka zbuluar se futbolli nuk ka qenë prioritet i Balotellit.
Gjithashtu Raiola tregon një prapaskenë interesante, ku Balotelli u transferua në Milan pa e pyetur fare.
“Futbolli nuk ka qenë kurrë prioritet i Balotellit, ai këtë ma ka thënë mua”.
“Kam vetëm një keqardhje, transferimin e tij në Milano. Ai nuk më ka pyetur fare mua për këtë dhe e deshi me këmbëngulje Milanin”.
“Unë i kam thënë të qëndrojë në Manchester për të pasur sukses por ai dëshironte kthimin në Itali. Nëse do të mbetej tek City historia e tij do të ishte krejtësisht ndryshe”, deklaroi Raiola.
Balotelli tani është pjesë e skuadrës franceze Nice ku po luan me mjaftë sukses. /Telegrafi/