Telegrafi

E zbresin nga aeroplani, sepse e bija tij frikësohej nga fluturimi (Video)

Southwest Airlines po kritikohet ashpër, për përjashtimin e udhëtarit, bija e së cilit frikësohej nga fluturimi.

Alexis Armstrong ishte në bord, duke pritur të nisej prej Çikagos në Atlanta dhe filmoi momentin, kur stafi i kërkuan të largohej dhe nuk provuan ta qetësojnë vogëlushen, transmeton Telegrafi.

“Fëmija donte të ulej në prehrin e babait dhe jo të lidhej në karrige, sepse ishte shumë e shqetësuar. Ata i kërkuan të largohej”, ka thënë udhëtarja.

Pasi ngjarja u bë virale, kompania ajrore ka kërkuar falje, ndaj pasagjeres së vogël, që kishte hipur në aeroplan për herë të parë. /Telegrafi/