Southwest Airlines po kritikohet ashpër, për përjashtimin e udhëtarit, bija e së cilit frikësohej nga fluturimi.
Alexis Armstrong ishte në bord, duke pritur të nisej prej Çikagos në Atlanta dhe filmoi momentin, kur stafi i kërkuan të largohej dhe nuk provuan ta qetësojnë vogëlushen, transmeton Telegrafi.
“Fëmija donte të ulej në prehrin e babait dhe jo të lidhej në karrige, sepse ishte shumë e shqetësuar. Ata i kërkuan të largohej”, ka thënë udhëtarja.
Pasi ngjarja u bë virale, kompania ajrore ka kërkuar falje, ndaj pasagjeres së vogël, që kishte hipur në aeroplan për herë të parë. /Telegrafi/
https://youtu.be/c7Q_qlj0rPI