Telegrafi

E vranë dajën, u digjet shtëpia

Foto: Ilustrim

Në shtëpinë e cila u përfshi nga flakët në orët e para të së shtunës në Lipjan nuk jetonte askush.

Për shkak se pronari i saj, Shaban Reçica ishte shpërngulur, pas arrestimit të dy djemve të tij me dyshimin për vrasjen e dajës së tyre, Fadil Krasniqit në muajin shtator.

Kjo për shkakë të kontestit pronësor për këtë rrugë mes shtëpive të tyre.

E në fakt, Reçica beson se në shenjë hakmarrje, familja Krasniqi i vuri flakën shtëpisë së tij.

Ai për momentin për shkaqe sigurie po ruhet nga policia në një shtëpi tjetër në afërsi, dhe nuk lejohet të ketë kontakt me askë përveç familjarëve. Por përmes telefonit i tha Klan Kosovës se ata i kishin quar fjalë se do ta bëjnë një gjë të tillë.