Site icon Telegrafi

E vogël, por ka një mesazh “të madh” për kryeministren britanike (Video)

Një vogëlushe, siç duket edhe ajo nuk është e kënaqur me gjendjen sociale dhe ekonomike në Britani të Madhe.

Për këtë, përcjell Telegrafi, ajo ka siç duket vlerëson si fajtore, kryeministren Theresa May.

Siç mund të shihet edhe në videon e publikuar në rrjetet sociale, ajo i dërgon disa porosi kryeministres May.

Dhe shqetësimi më i madh i saj është numri i madh i të pastrehëve që sillen rrugëve, zgjidhje kjo e cila sipas saj do të mund të bëhej vetëm nga kryeministrja May.

Në fund, vogëlushja që thuhet se është 5-vjeçe thotë: “Jam shumë e zemëruar!” /Telegrafi/

Exit mobile version