Një adoleshent nga Nashville, Tennessee është arrestuar pasi autoritetet thanë se gjatë fundjavës ai vodhi një autobus shkolle dhe me se me të u fut në një autostradë.
Djaloshi 14-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik, dyshohet se tentoi gjithashtu të përplaste dikë në një servis veturash.
Departamenti i Policisë së Nashville shkroi në Twitter në lidhje me incidentin të shtunën, duke thënë se adoleshenti ngiste autobusin në segmentin I-40 West.
Departamenti tha se autobusi u mor nga Kipp College Prep në Antioki, dhe se adoleshenti shkoi përmes West Nashville, gjatë së cilës kohë ai goditi një pompë karburanti dhe dyshohet se u përpoq të përplaste dikë, sipas Associated Press, shkruan CBS, përcjell Telegrafi.
A 14-yr-old has been arrested after stealing a school bus and driving it onto I-40 west. He stopped on the interstate and was attempting to turn around when officers broke out the glass to the bus door and took the teen into custody. He is booked on multiple counts at Juv Court. pic.twitter.com/3VXNpWX7pz
— Metro Nashville PD (@MNPDNashville) May 7, 2023
Adoleshenti më pas u drejtua për në segmentin I-40, ku thuhet se goditi një makinë, shkroi AP. Sapo u fut në autostradë, 14-vjeçari dyshohet se e drejtoi autobusin deri në mbi 100kMh (65mPh) dhe ndjekja përfundoi pasi policia vendosi një shirit me gjemba pranë një dalje nga autostrada.
“Ai u ndal në segmentin ndërshtetëror dhe po përpiqej të kthehej kur oficerët e thyen xhamin e derës së autobusit dhe e morën adoleshentin në paraburgim”, thanë zyrtarët në Twitter. “Ai është dënuar për shumë akuza”, bënë ditur ata.
Policia përdori një armë “taser” për të ndaluar 14-vjeçarin, thotë AP, duke shtuar se adoleshenti është akuzuar për vjedhje të veturës, sulm të rëndë, shmangie nga arrestimi, drejtimin e pakujdesshëm, drejtimin e automjetit pa patentë, largimin nga skena e një aksidenti dhe mos raportimi i aksidentit. /Telegrafi/