Site icon Telegrafi

E vëzhgojnë 90 klube, por Chelsea është më afër supertalentit (Video)

Chelsea janë skuadra më e interesuar për shërbimet e të riut suedez Alexander Isak.

Gazeta suedeze Expressen ka bërë të ditur se Blutë e Londrës janë vënë pas 17 vjeçarit të AIK që konsiderohet si Zlatan Ibrahimovici i ardhshëm.

Çmenduria fillon këtu pasi flitet se më shumë se 90 klube kanë dërguar skautë për të parë nga afër lojtarin, përfshirë edhe klube si Manchester United, Juventus dhe Real Madrid.

Por ata që janë favoritë  për shërbimet e djaloshit janë Chelsea, kjo pasi që menaxheri i lojtarit është Vladimir ‘Vlado’ Lemic, që është i afërt me presidentin e klubit londinez, Roman Abramovich.

Isak, ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Suedisë, ndërsa këtë vit ka shënuar nëntë gola në 16 paraqitje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=JPRGk9QGzSI

Exit mobile version