Këngëtarja Fjolla Morina shquhet si njëra ndër këngëtaret më atraktive të skenës.
Ajo flitet shpesh në media për paraqitjet e saj, të cilat në të shumtën e rasteve janë provokuese.
Së fundmi, bukuroshja Morina ka publikuar disa video në InstaStory, në të cilat shfaqet mjaft joshëse në bikini rozë, teksa shëtit e vetme përgjatë bregdetit.
Ajo ruan linja të mira trupore, ndërsa paraqitjet e tilla të ekspozuara, këngëtarja nuk i kursen asnjëherë për ndjekësit e saj.
Sezonin veror nuk e ka gjetur ende këngëtaren me ndonjë projekt të ri muzikor, por mbetet të shihet në javët në vazhdim nëse Fjolla do të sjell diçka të re për fansat. /Telegrafi/