Diana Tahiri ka shpërthyer mbrëmë (e diel) në lot teksa shihej e vetme në oborr.
Asaj si duket nuk i ka pëlqyer vendimi që duhet të flinte me Gjestin në kuadër të një sfide në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Bukuroshja e njohur më pas është parë duke qëndruar vetëm, larg banorëve të tjerë.
Kjo edhe pas një debati të ashpër që pati me partnerin e saj, Arionin, i cili nuk pranoi që kjo të flinte me ndonjë.
Për Arionin kjo ishte si një lloj tradhtie, pavarësisht se ata do të bënin vetëm gjumin pak.
Veprimi i tij siç shihet e ka lënduar atë dhe për këtë qëndroi larg të gjithëve, duke reflektuar me veten.
Në Big Brother po vazhdojnë të ndryshojnë dinamikat dita-ditës për shkak të ngjarjeve që po ndodhin. /Telegrafi/