Bebe Rexha ka avokuar për distancim shoqëror mes pandemisë në rritje të coronavirusit.
Por duket se izolimi bën që artistja e nominuar për çmimet “Grammy” të argëtojë fansat përmes rrjeteve sociale, gjatë këtyre ditëve qëndrimi në shtëpi, shkruan DailyMail.
Ajo dha një performancë të ekspozuar në banjë të hënën ndërsa shndërroi një hit pop në një operë përmes aplikacionit që ka obsesionuar të gjithë, TikTok.
30-vjeçarja këndoi “Dance Monkey” nga Tones përpara pasqyrës, duke përfituar plotësisht nga akustika.
Ajo dukej komode në një palë tuta shtëpie, teksa mbanë në dorë iPhone-n e saj dhe xhironte veten para pasqyrës.
Rexha më vonë u shfaq të hënën mbrëma në The Voice, ku shërbeu si këshilltare për skuadrën ‘Blake’.
Kohët e fundit ajo u ka bërë thirrje ndjekësve të saj të qëndrojnë në shtëpi, duke zbuluar se si njĽ mik i saj vdiq nga COVID-19.
Interpretuesja e hitit “I’m a mess” shkroi në Twitter: “Kjo nuk është shaka. Një mik i një miku sapo vdiq nga coronavirusi në moshën 45 vjeçe. Qëndroni brenda në shtëpi dhe bëni kryeoni obligimin tuaj. Ju lutem”.
Sikur të mos jetë aq sa duhet një arsye për të qëndruar në shtëpi, ajo postoi edhe një foto topless në përpjekje për të bindur 10.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Rexha e mbuloi gjoksin e saj me një copë letër, ku shkruhej: “Qëndroj në shtëpi për gjyshen time, miqtë e mi, familjen time, fansat e mi”.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka ndihmuar gjithashtu ndjekësit në Twitter, duke ofruar ndihmë për të paguar faturat e tyre. /Telegrafi/