Ajo është këngëtarja super yll e cila njihet për stilin e saj unik.
Dua Lipa së fundmi u pa sërish me të dashurin Anwar Hadid në New York të premten, shkruan DailyMail.
Krijuesi i hitit “Hotter Than Hell”, 24 vjeçe, shihej e mbështjellë me një shall të markës ‘Burberry’ dhe kapele me gëzof të shtypur me dizajn leopardi, ndërsa shoqërohej nga I dashuri 20 vjeçar.
Me një makijazh të lehtë të vendosur në fytyrë, Dua vuri në pah tiparet e saj të bukura.
Anwar ndërkohë ishte I veshur me një xhaket me kapuç ngjyrë portokalli dhe gjithashtu kishte vendosur një kapele bejsbolli në kokë.
Dua kishte një jetë të ngjeshur shoqërore kohët e fundit. Ylli u pa gjatë një takimi të dyfishtë me të dashurin Anwar dhe motrën e tij, Gigi, teksa kjo e fundit u rikthye me ish të dashurin, Zayn Malik.
Dua kalon shumë kohë të mire me Anwarin në New York, me të cilin tashmë kanë marrë së bashku një apartament me qira në këtë vend. /Telegrafi/