Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka qenë së fundmi e pranishme në Zvicër.
Ajo ka mbajtur një koncert për të gjithë shqiptarët atje, në promovimin e një diskoteke të re në Lucern.
Këngëtarja e cila është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, nuk i la fansat pa një fotografi nga prapaskenat e koncertit.
Ajo publikoi në Instagram një imazh, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur në të zezë, ndërsa pozonte në mes të rrugës.
E veshur me të shkurtra dhe një palë çizme të zeza, Istrefi dukej mjaft provokuese dhe tërheqëse në të zezë.
Me këtë paraqitje, ajo ka performuar para fansave në koncertin e saj të fundit, e ndërsa ka shkruar në mbishkrimin e saj: ”Ne shikojmë prapa vetëm për të parë se çfarë kemi bërë”.
Era përndryshe ka qenë mjaft aktive këtë vit, duke u bërë fillimisht zëri i himnit të Kampionatit Botëror 2018, e ndërsa më pas solli edhe dy projekte tjera në anglisht, që gjithashtu u pritën mirë nga publiku. /Telegrafi/