Një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë sot (e shtunë) shënuan festën e 28 nëntorit.
Disa prej tyre patën rastin që të ndajnë imazhe të ndryshme, kurse disa të tjerë u argëtuan nën tinguj patriotik.
Njëra prej tyre që zgjodhi këtë të dytën është Oriola Marashi, e cila ndau një video atraktive.
Duke e shpërndarë në rrjetin social Instagram, modelja shihej me robdishan teksa kërcente me “Vallja e Rugovës”.
Ajo dukej se nuk ishte shumë e përqendruar në lëvizjet që bënte, ndërsa mbante telefonin para një pasqyre.
Sidoqoftë kësaj, Oriola është ndër modelet shqiptare e cila njihet për suksesin e saj edhe jashtë kufijve. /Telegrafi/