Telegrafi

E veshur me ngjyrat e ylberit, Eliza Hoxha: Jeto një jetë shumëngjyrëshe, ia vlen

Foto: Eliza Hoxha/Instagram

Këngëtarja dhe arkitektja e njohur, Eliza Hoxha, tashmë edhe politikane, është një personazh mjaft i ndjekur nga rrjetet sociale.

Në të shumtën e rasteve, ajo i përdor ato për të promovuar punën e saj, për të shprehur qëndrimet lidhur me ndonjë situatë aktuale apo edhe thjeshtë për të ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Eliza, ka publikuar për fansat në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, ku shfaqet e veshur me një bluzë të bardhë, në të cilën shfaqen të stampuara edhe ngjyrat e ylberit.

Ajo ka shkruar në mbishkrimin e këtij imazhi se jetesa e një jete me ngjyra është diçka që ia vlen.

“Jeto një jetë shumëngjyrëshe, është e vlefshme”, shkroi Eliza në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Me këtë rast, ajo duket sikur po i jep mbështetje edhe komunitetit LGBTI, që këtë javë organizon të ashtuquajturën “Paradën e Krenarisë”, në Kosovë.

Eliza ka treguar se është gjithmonë në mbështetje të kauzave sensibilizuese në të mirë të jetesës së çdo individi. Vite më parë, ajo i kishte zeruar flokët e saj dhe u kishte dedikuar këngë grave të prekur nga kanceri i gjirit, me të cilat bota solidarizohet po në këtë muaj gjatë tetorit, që njihet si “muaji rozë”. /Telegrafi/