Telegrafi

E veshur në të kuqe, Oriola Marashi nxit imagjinatën në fotosesioni e ri

Oriola Marashi arrin që çdo herë të jetë në qendër të vëmendjes dhe kjo falë linjave të saj të përsosura që ka e për të cilat komentohet vazhdimisht.

Modelja e famshme shqiptare është e përkushtuar ndaj profesionit të saj duke realizuar e sjell për fansat e saj në Instagram fotosesione të ndryshme.

Edhe këtë herë, Oriola ka mahnitur mbi 600 mijë ndjekësit e saj me imazhet e reja që postoi së fundmi, teksa shihet e veshur në të kuqe.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Në një fustan të gjatë me prerje të veçantë prapa shpinës dhe dekolte të hapur, ndërsa modelja shihet me grim të thjeshtë, teksa flokët natyrale i la të lira mbi supe.

Veshja provokues ia theksonte format joshëse në mënyrë perfekte, ndërsa nuk munguan as komentet e shumta dhe mijëra pëlqime nga ana e fansave.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Vlen të theksohet që përveç si imazh i markave të ndryshme vendore, Oriola ka depërtuar suksesshëm edhe në përtej kufijve shqiptar. /Telegrafi/