Telegrafi

E veshur në të brendshme – Wanda Nara nxit imagjinatën e fansave me videon provokuese nga shtrati

Gruaja e Mauro Icardi, Wanda Nara, ka provokuar fansat pasi ka postuar një video tejet joshëse në rrjetet sociale.

Modelja argjentinase shihet e veshur me të brendshme të kaltra, e shtrirë në një shtrat.

Klipi nga fotosesioni i saj i fundit është bërë viral në Instagram duke grumbulluar 250,000 pëlqime në vetëm dy orë.

Foto: Wanda Nara/Instagram

35-vjeçari është rikthyer me sulmuesin e Galatasarayt pas një ‘stuhie’ disa mujore në marrëdhënien e tyre.

Dyshja u ndanë dhe Icardi u përfol se ishte në lidhje me një aktore turke.

Foto: Wanda Nara/Instagram

Ndërkohë, Nara u fotografua duke u puthur me reperin L-Gante dhe në mënyrë të dyshimtë ajo zgjodhi të përdorte një nga këngët e tij në këtë postim.

Por tani për tani, ne jemi të shtyrë të besojmë se ish-ylli i Paris Saint-Germain dhe Nara janë bashkë, pavarësisht se ai e shkarkoi atë si agjente të tij.

Foto: Wanda Nara/Instagram

Çifti kishte një mosmarrëveshje që pretendonte se ajo kishte kërkuar një pagesë prej 870,000 funte për të ndihmuar në lehtësimin e transferimit të Icardit në verën e Galatasaray.

Nara tha se ndarja e saj nga Icardi ishte “e dhimbshme”, por 29-vjeçari ishte më pak i sjellshëm duke thënë se ajo ishte “toksik” dhe donte të “kontrollonte” jetën e tij. /Telegrafi/

Foto: Mauro Icardi/Instagram