Modelja shqiptare që po ndjek një karrierë ndërkombëtare, Oriola Marashi, arrin ta lë nën hije konkurrencën sa herë që publikon fotografi në rrjetet sociale.
Imazhet që i ndan me ndjekësit e saj të shumtë janë nga përditshmëria apo nga fotosesionet profesionale, ndërsa në të dyja rastet ajo shkëlqen.
Gjatë të hënës, ajo ka publikuar fotografi, në të cilat shfaqet e veshur në rozë teksa vë në pah hiret e saj.
“Pantera rozë”, është përshkrimi i shkurtër që ka zgjedhur Oriola për këto fotografi të publikuar në Instagram.
Ndërkohë që nga videot dhe fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, mësohet se bukuroshja ndodhet në Barcelonë të Spanjës. /Telegrafi/