Telegrafi

E veshur me mini-fund, Ava Max bën vallëzim provokues para pasqyrës

Ava Max (Foto: Matthew Stockman/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e re shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, gjithnjë e më shumë po rrëmben vëmendjen e mediave, si ato shqiptare ashtu edhe të huaja.

Ajo është tashmë një personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, 24-vjeçarja ka publikuar në InstaStory një video, ku shfaqet mjaft atraktive e veshur me mini-fund, teksa bën vallëzim provokues para pasqyrës.

Duke vënë në pah linjat atraktive trupore, Ava Max, bëri që vëmendja e të gjithë fansave të kthehet nga ajo.

Lexo po ashtu Gjiganti "Fiat" përzgjedh artisten shqiptare Ava Max, si imazh për promovimin e veturës së tyre të re

Përveç që vazhdon të komentohet për paraqitjet e saj, Ava Max është mjaft prezente në media edhe lidhur me sukseset e saj.

Ava Max (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, ajo solli këngën e re “Slow Dance” në bashkëpunim me AJ Mitchell, e cila u prit mirë nga publiku.

Në anën tjetër, artistja me prejardhje nga Shqipëria është bërë imazh i markës së njohur të veturave “Fiat”, duke promovuar prodhimin e tyre më të ri në klipin e saj “Torn”. /Telegrafi/