Site icon Telegrafi

E veshur me lëkurë dhe flokë kafe, Kida me poza të tjera atraktive nga xhirimet e klipit të ri

Kida (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, prej disa javësh ka nisur xhirimet e videoklipit të saj të ri.

Artistja, e cila po vjen në bashkëpunim me reperin gjerman Samra, ka sjell disa pamje të reja nga xhirimet e klipit.

Ajo ka prezantuar një tjetër dukje të projektit, i cili siç bën të ditur do të publikohet së shpejti.

Kida (Foto: Instagram)

“Flokë kafe që përputhen me sytë tuaj, së shpejti”, ka shkruar ajo referuar këngës së re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kida është shfaqur në formë të mahnitshme me flokë ngjyrë kafe, derisa tërhoqi vëmendje edhe me veshjen e përzgjedhur.

Me një palë pantallona lëkurë të gjelbër e triko të po së njëjtës ngjyrë, Orhidea Latifi (emri i vërtetë) duket mjaft e veçantë.

Sido që të jetë, presim deri në lansimin e plotë të këngës për të parë se çfarë do sjellin dyshja e njohur. /Telegrafi/

Exit mobile version